Sarajeva rihap bibliotekën, u shkatërrua gjatë bombardimeve serbe
Sarajevë- Eshte rihapur biblioteka kombëtare në Sarajevë, 22 vjet pasi u shkatërrua nga bombardimet e serbëve gjatë Luftës së Bosnjës .Ndërtesa u godit nga një bombë gjatë rrethimit serb të qytetit në vitin 1992 , pas së cilës u dogj e gjitha. Biblioteka, e cila më parë ka qenë bashki u rihap në një ceremoni të premten, me pamje 3D mbi fasadën e saj, që tregojnë momentet kyçe të historisë së ndërtimit të saj në shekullin e 19-të ." Sonte. Shënojmë triumfin e qytetërimit mbi barbarizmin, të dritës mbi errësirën , të jetës mbi vdekjen dhe triumfin e idesë së unitetit dhe bashkëjetesës mbi idenë e ndarjeve çnjerëzore dhe të panatyrshme, " deklaroi Bakir Izetbegoviç , anëtari boshnjak musliman i presidencës tre -palëshe të Bosnjes .Ndërtesa -e vendosur në kuertierin e vjetër turk të qytetit nuk kishte rëndësi ushtarake . Pothuajse dy milionë libra - duke përfshirë edhe shumë dorëshkrime të rralla - u shkatërruan në vitin 1992 .Bashkia - e cila u hap për herë të parë në vitin 1896 - u shndërrua në bibliotekë kombëtare në vitin 1949 .Tashmë brenda saj ndodhet biblioteka kombëtare dhe universitare , këshilli i qytetit dhe një muze .