Mirditë, tenton të vrasë gruan me sopatë, arrestohet nga policia

Mirditë- Policia e Mirditës ka parandaluar një krim në familje, duke arrestuar në flagrancë një 54-vjeçar.Vasil Rica ka tentuar të vrasë me sopatë, gruan e tij Flora Rica, 48-vjeçe.Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes në qytetin e Rreshenit. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e policisë, e cila është njoftuar nga fqinjët e çiftit duke bërë të mundur shmangien e tragjedisë.Fillimisht bashkëshortët kanë debatuar ashpër me njëri- tjetrin, ku me pas burri ka marrë sopatën për ta goditur gruan.Ende nuk janë bërë të ditura motivet e ngjarjes, ndërsa pritet që të merret në pyetje 54-vjeçari i arrestuar tashmë nga policia për të sqaruar rrethanat e konfliktit me gruan e tij.Çifti Rica kanë dy fëmijë, por në momentin kur janë grindur me njëri-tjetrin, në banesë nuk ka patur asnjë person.