Rekrutonte vajza të reja, pranga “njeriut të Zotit” se nxiste urrejtje ndërfetare

Elbasan- Predikuesi i një sekti fetar të panjohur më parë në Shqipëri është vënë në pranga i akuzuar për "nxitje të urrejtjes fetare". 39-vjecari, Ilirjan Hida, predikues i sektit fetar "Kisha e Lirë e Apostujve të Pentagonis" rekrutonte kryesisht vajza në moshë të re dhe u kërkonte të shkëputeshin nga shoqëria, por edhe nga familja, si dhe nga fetë e tjera, sepse të gjithë janë thjesht dhe vetëm "njerëz të djallit" .Hetimet për këtë predikues të çuditshëm kanë nisur pas kallëzimeve penale që kanë bërë të paktën 3 prindër, të cilët kanë rrëfyer se shëndeti mendor i vajzave të tyre është përkeqësuar që kur kanë nisur të ndjekin këtë sekt fetar.Prindi i një vajze që vijon shkollën e lartë në Tiranë ka denoncuar se Ilirjan Hida i kishte predikuar studentes që të mos tregonterespekt dhe dashuri për familjen, meqë janë kundër fesë së tyre, ndërsa fene e krishtere, myslimane si dhe besime te tjera te ligjeruara ne vendin tone, ai i quan si te pavlera dhe genjeshtra.Predikimi realizohej përmes bisedave telefonike, që zgjasnin dy orë në mëngjes dhe dy orë në darkë, ndërsa të dielën 39-vjeçari i mblidhte të gjitha vajzat në banesën e tij. I shqetësuar nga kjo situate, shtetasi me inicialet B.F ka takuar të ashtuquajturin predikues, por ai i është përgjigjur se nuk pyet as për Kishë dhe as për Shtet.Duket se, Ilirjan Hida, e kishte nisur aktivitetin e tij vite më parë, pasi një tjetër prind me inicialet Q.A ka deklaruar se vajza e tij, edhe pse ka tre vjet që ka mbaruar shkollën e lartë nuk pranon të punësohet me pretendimin "se nuk e lë Zoti të punojë".Ndërsa i ka kërkuar predikuesit të largohet nga jeta e saj, ka marrë si përgjigje se ajo ishte motra e tij, ndërsa babai i saj nuk kishte asnjë të drejtë mbi të.Kallëzimi i tretë i një prindi me inicialet H.SH rrëfen se vajza e tij shfaq shenja të lodhjes psiqike e fizike dhe është shkëputur nga shoqëria.Këto kallëzime kanë çuar në nisjen e procedimit penal në shkurt të këtij viti, ndërsa 39-vjeçari tashmë në “arrest me burg” rrezikon të dënohet nga 2 deri në 10 vjet heqje lirie.Detajet nga Prokuroria ElbasanPas hetimeve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për shtetasin I.Hida, dtl.1975, akuzuar për veprën penale të “nxitjes së urrejtjes dhe e grindjeve, per shkak te races, etnise, fese,…..”, masë e cila është ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit.Nga hetimet, të cilat kanë nisur pas kallëzimeve në D.Policisë së Elbasanit, rezulton se shtetasi I. Dida, i punësuar xhama-larës, predikon sektin fetar “Kisha e Lirë e Apostujve të Pentagonis”, një sekt i panjohur nga autoritetet përgjegjëse.Sektin e tij e ndjekin vajza në moshë të re, të cilave u predikon shkëputjen nga shoqëria dhe familja dhe faktin se kush nuk ndjek zotin në mënyrë të drejtëpërdrejtë janë “djaj”. Të njëjtin qëndrim predikon edhe për kishat, duke i konsideruar si “njerëz të djallit”.Predikimet e tij kanë ndikuar negativisht në shëndetin mendor të ndjekëseve të sektit të tij, ç’ka ka detyruar familjarët e tyre të dorëzojnë kallëzim penal ndaj shtetasit I. Dida.Shtetasi B.F ka kallezuar se vajza e tij, e cila vazhdon shkollen e larte ne Tirane, ka disa kohe qe frekuenton nje sekt fetar te krishtere me predikues shtetasin I. Hida nga qyteti i Elbasanit, i cili predikimet e tij i zhvillon ne ambjentet e baneses se tij. Sipas bisedave qe kallezuesi ka bere me vajzen e tij, predikuesi I. Hida i mesonte atyre qe te terhiqeshin nga familja, te mos ushqenin per familjen dhe prinderit respekt dhe dashuri, pasi familja nuk e do fene qe ata predikojne dhe se te gjithe njerzit qe jane kunder tyre dhe nuk besojne fene e saj, jane djaj.Gjithashtu Hida i predikonte vajzes se edhe besimet dhe fete e tjera ishin te keqija dhe jane veper e djallit, ne toke do te behet nje lufte dhe njerzit do te vriten te gjithe me perjashtim te tyre qe besojne tek predikimet e tij.Ky predikues i instruktonte vajzat qe te ndaheshin nga shoqeria ku benin pjese dhe te kishin kontakte vetem me persona qe ishin pjestare te ketij grupi predikues. Fene e krishtere, fene myslimane si dhe besime te tjera te ligjeruara ne vendin tone ai i quan si te pavlera dhe genjeshtra.Ky predikues, predikimet i ben me ane te telefonit 2 ore ne mengjes dhe 2 ore ne darke, ndersa diten e diele vajzat duhet te vinin ne Elbasan tek banesa e tij. Kallzuesi, duke pare gjendjen e vajzes se tij, ka takuar ne muajin Janar ne Elbasan tek banesa e tij dhe nder te tjera I. Hida i ka thene qe ne jemi ne rregullim e siper per ceshtjen e ligjerimit te fese tone, dhe se une nuk pyes per shtet apo per kishe, pasi kam zotin te pare. Ky shtetas nuk ka nje objekt legal per kryerjen e ketyre predikimeve por ato i zhvillon tek banesa e tij.Kallzuesi Q.A ka deklaruar se disa vite me pare vajza e tij ka filluar te frekuentoje “Kishen e lire te Apostujve te Pentagosis” ne Tirane. Vajza ka rreth 3 vjet qe ka mbaruar shkollen e larte dhe nuk pranon qe te punesohet pasi thote qe nuk e le zoti qe te punoje. Kallzuesi Q.A ka folur ne telefon me I. Hiden duke i kerkuar qe te largohej nga jeta e vajzave te tij dhe te mos ndikonte per keq. Ai i eshte pergjigjur qe ajo eshte motra ime, une nuk te njohe ty, ne jemi ne lufte me gjithe boten. Si rezultat i predikimeve dhe ndikimit te shtetasit Ilirian Hida, vajza eshte renduar nga ana psikologjike, ajo rri e vetmuar e shkeputur nga shoqeria e saj. Kallëzuesi ka folur ne “Skype” me Hiden dhe ai i ka thene qe “une do te fus sherr ne familjen tende qe edhe ti te vish ne besimin tim.Kallzuesi tjeter H.Sh nder te tjera thote qe vajza e tij ben pjese tek grupi i I. Hides dhe pas mbarimit te shkolles se larte, filloi te shfaqte shqetesime serioze pasi sipas saj ishte prishur kisha ku ajo shkonte per te predikuar, dhe tani zoti kishte sjellur nje njeri te tijin te vertet qe eshte I. Hida. Nga ndikimi i predikimeve te I. Hides vajza ka shfaqur shenja te lodhjes psiqike dhe fizike, eshte shkeputur nga shoqeria.Mbi bazen e kallezimit te ketyre shtetasve, Prokuroria e rrethit gjyqesor Elbasan ka regjistruar procedimin penal në Shkurt 2014, ndaj personit nen hetim I. Hida, i dyshuar per vepren penale te “Nxitjes së urrejtjes ose grindjes”, te parashikuar nga neni 265 i K.Penal, dispozite e cila parashikon se “Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve, per shkak te races, etnise, fese ose orientimit seksual, si dhe pergatitja, perhapja ose ruajtja, me qellim perhapjen e shkrimeve me permbajtje te tilla, e kryer me cdo mjet ose forme, denohet me burgim nga dy deri ne dhjete vjet”.