Basha letër Barrosos: BE, frymëzuese për aspiratën më madhore të shqiptarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2014, 19:39
Tiranë- Me rastin e Ditës së Evropës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Komisionit Europian, José Manuel Barroso.Kreu i opozitës i shkruan Presidentit te KE-së se BE me vlerat dhe arritjet e tij të jashtëzakonshme, ia doli të jetë sot udhërrefyesi frymëzues për aspiratën dhe projektin më madhor kombëtar të shqiptarëve dhe mbarë rajonit të Europës Juglindore.Në përfundim të letrës Basha shpreh mirënjohjen për mbështetjen dhe solidaritetin e Komisionit Europian ndaj të ardhmes europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve.Mesazhi i plotë i kryetarit të PD, Lulzim BashaI nderuar zoti President i Komisionit Europian,Në Ditën e shënuar të Europës, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t'ju shpreh juve dhe Komisionit Europian përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe çdo demokrati shqiptar.Bashkimi Europian ia doli t'i japë jetë vizionit të etërve themelues për një Europë në paqe, në të cilin popujt dhe kombet e kontinentit të lashtë jetojnë në harmoni, bashkëpunim e solidaritet demokratik, duke konsoliduar përditë lirinë, sigurinë, mirëqënien dhe të ardhmen e tyre. Me vlerat dhe arritjet e tij të jashtëzakonshme, Bashkimi Europian ia doli të jetë sot udhërrefyesi frymëzues për aspiratën dhe projektin më madhor kombëtar të shqiptarëve dhe mbarë rajonit të Europës Juglindore. Ndaj së bashku me urimet më të përzemërta për Ditën e Europës,gjej rastin t'ju shpreh mirënjohjen për mbështetjen dhe solidaritetin e Komisionit Europian ndaj të ardhmes europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Leter Urimi Nga L. Basha Per J. M. Barroso