Shkarkimi i Xhukës, Kushtetuesja shqyrton padinë e Nishanit më 27 maj

Tiranë- Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 27 maj, për shqyrtimin e padisë së kreut të shtetit, Bujar Nishani, për mosmarrveshjen e kompetencave lidhur me shkarkimin e ish-kryetares së ILDKP-së Zana Xhuka.Në faqen zyrtare të Kushtetueses bëhet me dije se seanca gjyqësore do të mbahet në orën 12:00 me objekt: “ 1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës midis Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. 2. Deklarimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i Vendimit nr.14/2014, datë 20.02.2014 i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”.seanca gjyqesoreNë fillim të muajit mars, Presdienti Nishani iu drejtua gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e konfliktit te krijuar sa i përket kompetencave të Presidencës dhe Kuvendit të Shqipërisë.Në ankimimin drejtuar Kushtetueses, Presidenti Bujar Nishani kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës midis Presidentit të Republikës dhe Kuvendit si dhe deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 14/2014, datë20.02.2014 të Kuvendit të Republikës së Shqipërise për zgjedhjen e zotit Shkëlqim Ganaj në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit tëLartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.Seancën plenare të 21 shkurtit, pas debatesh dhe ndërprerjesh të shumta të seances, Kuvendi shkarkoi me votat e mazhorancës kreun e ILDKP, Zana Zhukën, duke zgjedhur në vend të saj me 75 vota pro dhe 2 abstenime dekretin e dytë që propozoi presidenti Nishani vitin e kaluar përballë Xhukës, pikërisht Shkëlqim Ganajn.Emri i kreut të ri të ILDKP u propozua vitin e kaluar si kandidatura e dytë përkrah Xhukës për kreun e institucionit të deklarimit të pasurisë, ndonëse nuk u hodh në votim.