VIDEOLAJM/"Kur përkthimi ta shpif" Rama irritohet me përkthyesen. Shikoni reagimin
Kryeministri Edi Rama është vendosur në një pozitë të vështirë në aktivitetin e organizuar dje me rastin e Ditës së Europës.Në aktivitetin e organizuar nga MIE, "Të sigurtë drejt Evropës", në sheshin "Vëllezërit Frashëri" pranë kullave binjake , ku ishin të ftuar dhe shumë personalitete të huaja por edhe ambasadorë, kryeministri po mbante fjalën. Vajza e përzgjedhur si përkthyese, pra që do përkthente nga shqipja në anglisht fjalën e kryeministrit nuk fliste mirë anglishten.Kryeministri Rama nuk mundur ta fshehë zemërimin as me mimikë por as me fjalë.Fillimisht Rama i tërheq vëmendjen me shikim, më pas ndërpret fjalimin në shqip, dhe në anglisht thotë "Ma shpif ky përkthimi më vjen keq por nuk mund ta fsheh" .Jo vetëm kaq kur mbaron fjalimin dhe do të ulet i shpreh pakënaqësinë edhe ministres së Integrimit Klajda Gjosha.Pjesa e dytë/ përkthyesja ikën Gjosha: "Where is she?"Nuk mbaron këtu. Përkthyesja mesa duket është prekur nga fjalët dhe është larguar dhe kur Gjosha pret që të përkthehet fjala e saj, sheh që përkthyesja ishte larguar."Ku shkoi? Pyet ajo në anglisht dhe më pas duke kërkuar ndjesë nis e të bëjë vetë falenderimet në anglisht për ndërkombëtarët e pranishëm në festë.