Milano, plaçkitje në metro, katër rumunë vjedhin 24 mijë euro

Një ngjarje e rëndë ka tronditur metronë e Milanos teksa katër të rinj rumunë kanë thyer e plaçkitur 11 shpërndarës automatik biletash ATM prej harkut kohor të 24 janarit deri në 2 prill. Ata kanë arritur të vjedhin një shumë parash prej të paktësh 24 mijë euro e duke shkaktuar kështu edhe një tjetër dëm prej 80 mijë euro. Policia ka arritur të kapë dhe të arrestojë të rinjtë e akuzuar për vjedhje. Autorët janë Marian Andronache, 20 vjec, Ionut Alexandru Nistor, 19 vjeç, Ilie Octavian Chiributa, 25 vjeç, Vitalie Nedelcu, 24 vjeç. Pasi policia ka rindërtuar skemën e vjedhjes të përdorur prej tyre ka arritur në përfundimin se ata gjatë natës thyenin në mënyrë të organizuar makinetat e biletave. Ata kanë grabitur tre linja metroje të qytetit.