Zbulohet baza e shpërndarjes së drogës për Kinostudion dhe Alliasin, 2 në pranga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2014, 18:54
Tiranë- Policia e Tiranës zbulon një bazë të shpërndarjes së drogës në rrugën “Njazi Meka’ në kryeqytet, ndërsa ka shoqëruar dy persona. Burime nga forcat e komisariatit numër 4 bëjnë me dije se baza e shpërndarjes shërbente për zonën e Kinostudios dhe Alliasit.Po sipas të njëjtave burime, hetimet e policisë rreth kësaj baze kishin nisur disa muaj më pare deri në ndërhyrjen finale nga ana e saj.Ndërkaq blutë nuk bëjnë me dije emrat e dy të ndaluarve për arsye hetimore. Pritet që në vijim policia të japë të tjera detaje mbi operacionin.