Pas rastit në Vlorë, ISUV nis kontrollin fast-foodeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2014, 19:21
Tiranë- Vaji i përdorur në Fast-Foode do t'i nënshtrohet kontrolleve për të vlerësuar nëse përdoret brenda standarteve dhe nuk përbën rrezik për konsumatorët.Ardian Xinxo, nëndrejtor i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare u shpreh se të tilla kontrolle do të shtrihen në të gjithë vendin dhe nëse do të konstatohen shkelje atëherë do të merren masa përkatëse.Shpesh herë ka pasur akuza se vaji që përdorin Fast-Foodet është i rrezikshëm pasi përdoret për një kohë të gjatë, duke u kthyer në një problem serioz për shëndetin e qytetarëve.Nga kontrollet e nisura do të vlerësohet nëse përdorimi i vajit është në normat e lejuara.