Drejtori i Pёrgjithshёm i Policisё sё Shtetit, vizitё pune nё Selinё e FRONTEX
Tiranë- Drejtori i Pёrgjithshёm i Policisё sё Shtetit, Artan Didi, nё datat 7-8 Maj zhvilloi njё vizitё pune nё Selinё e FRONTEX nё Varshavё. FRONTEX ёshtё Agjensia Europiane pёr menaxhimin e bashkёpunimit operacional nё kufijtё e jashtёm tё vendeve anёtare tё Bashkimit Europian.Nё kuadёr tё kёsaj vizite, Didi zhvilloi njё takim me Drejtorin Ekzekutiv tё FRONTEX, Ilkka Laitinen, i cili bёri njё ekspoze tё aktivitetit qё zhvillon ky organizёm, si dhe evidentoi bashkёpunimin shumё tё mirё qё ekziston ndёrmjet kёtij organizmi dhe Policisё Shqiptare dhe nё mёnyrё tё veçantё Policisё sё Kufirit e Migracionit.Po ashtu gjatё bisedёs sё zhvilluar u evidentuan dhe fushat nё tё cilat ky bashkёpunim ka qenё shumё i frytshёm, si: nё fushёn e trajnimeve tё pёrbashkёta, tё operacioneve tё pёrbashkёta tё zhvilluara dhe veçanёrisht sa i pёrket analizёs sё riskut, ku treguesit e kёtyre fushave u prezantuan nga drejtuesit respektivё tё FRONTEX.Gjatё kёtij takimi u shkёmbyen ide pёr forcimin e mёtejshёm tё bashkёpunimit mes Policisё Shqiptare dhe FRONTEX, si dhe u diskutua mbi mundёsinё e ridimensionimit tё marrёveshjes ekzistuese tё bashkёpunimit teknik mes Policisё sё Shtetit dhe kёtij organizimi.Drejtori i Pёrgjithshёm i Policisё sё Shtetit dhe delegacioni qё e shoqёronte zhvilluan njё vizitё dhe nё Sallёn Operative tё FRONTEX, ku nё kohё reale transmetohet situata e akumuluar nё tё gjithё kufijtё e jashtёm tё BE-sё.Kjo vizitё ёshtё e njё rёndёsie tё veçantё pёr forcimin e mёtejshёm tё bashkёpunimit tё vendosur me njё insitucion tё Bashkimit Europian tё zbatimit tё ligjit, krahas atij tё EUROPOL.