Limuzina e re e Vladimir Putin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2014, 19:32
Presidenti rus Vladimir Putin është gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave. Herë për marredhëniet me SHBA, herë për konfliktin në Krime, herë për shpenzimet e tij të çmendura. Së fundmi, janë publikuar foto të limuzinës së tij të re, një mrekulli teknologjike për të cilën po punojnë inxhinierë të shumtë. Thuhet se ajo do të ketë formën e makinave të Bentley dhe Rolls-Royce. Ndërsa motorii cili do të jetë do të jetë shumë i fuqishëm,do të mbajë firmën e Porsche. Për realizimin e kësaj makine Putin ka shpenzuar shumën marramendëse prej 300 milionë dollarësh nga buxheti i shtetit. Limuzina e re e presidentit rus do të jetë gati në 2016.