Aksident fiktiv për përfitim, arrest me burg 2 policëve të rrugores Durrës

Tiranë-Dy punonjës të policisë së shtetit janë vënë në pranga të akuzuar për falsifikim të dokumentave dhe mashtrim.Flamur Krosi, 56 vjeç, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore prane Drejtorisë së Policisë së Lezhës dhe Kastriot Bregu, 42 vjeç, punonjës policie në sektorin e qarkullimit në policinë e Durrësit ndodhen tashmë në “arrest me burg” sëbashku me shtetasin Vullnet Suti, 36 vjeç, banues në Durrës.Nga hetimet në kuadër të operacionit të koduar "Aksidenti i rremë", ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përfituar shumën prej 1 milion lekë të rinj, mbi një aksident automobilistik të improvizuar prej tyre, me synim përfitimin përmes kompanive të ndryshme të sigurimeve.Ndërkaq vijojnë hetimet për implikim edhe të 4 shtetasve të tjerë në këtë veprimtari të paligjshme.  Njoftimi i policisë së TiranësPas një hetimi nga Korrupsioni i Policisë Tiranë ekzekutohen vendimet e Gjykatës për 3 shtetas për veprat penale të “Falsifikim i dokumentave nga personi që ka për detyrë lëshimin e tyre dhe MashtrimitSot më datë 09.05.2014 rreth orës 18.00 nga Seksioni për Korrupsionin në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në kuadër të operacionit policor “Aksident i rremë” u bë i mundur ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë mbi 4 shtetas për veprat penale të Mashtrimit dhe Falsifikim i dokumentave nga personi që ka për detyrë lëshimin e tyre.• Flamur Krosi, 56 vjeç, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore prane Drejtorisë së Policisë Qarku Lezhë, lindur ne Burrel dhe banues në Tiranë, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e datës 09.05.2014 ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Falsifikim i dokumentave nga personi që ka për detyrë lëshimin e tyre” të parashikuar nga nenet 186/3 i K.Penal• Kastriot Bregu, 42 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës, me detyrë punonjës policie në sektorin e qarkullimit pranë Drejtorisë së Policisë së Qarku Durrës, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e datës 09.05.2014 ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Falsifikim i dokumentave nga personi që ka për detyrë lëshimin e tyre” të parashikuar nga nenet 186/3 i K.Penal• Vullnet Mahir Suti, 36 vjec, lindur në Shupenze Dibër dhe banues në Rrushbull Durrës, ndaj te cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin datës 09.05.2014 ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest ne burg” pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Mashtrimit” i kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 143/2 i K.PenalNga hetimet e kryera në kuadër të këtij proçedimi, i cili është ndjekur me përdorimin e metodave pro aktive, ka rezultuar se këto shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë përfituar shumën prej 1 milion lekë të rinj, mbi një aksident automobilistik të improvizuar prej tyre, me synim përfitimin përmes kompanive të ndryshme të sigurimeve.Hetimet e këtij proçedimi penal janë në vazhdimësi mbi implikimin e edhe të 4 shtetasve të tjerë bashkëpunëtor në këtë veprimtari të kundraligjshme.