"Apple" në negociata për të blerë "Beats Electronics"
Gjigandi i teknologjisë "Apple" është në bisedime për të blerë kompaninë lider krijuese të kufjeve dhe shërbimit muzikor, "Beats Electonics". Sipas mediave amerikane, "Apple" mund të paguajë deri në 3.2 miliardë dollar dhe marrëveshja mund të shpallet javën e ardhshme. Nëse kjo do të realizohet, do të ishte blerja më e madhe e bërë ndonjëherë nga "Apple". Nga ana e "Apple" kjo po shihet si një lëvizje për të fituar më shumë terren në biznesin e telefonisë dhe aksesorëve të muzikës si dhe për të përfocuar ofertat në tregun muzikor pasi sipas vlerësimeve të kritikëve në mbarë botën, këto dy fusha, pra muzika dhe telefonia celulare, do të njohin super rritje në vitet e ardhshme. "Financial Times" që publikoi fillimisht lajmin, citoi një burim duke thënë se të dy kompanitë po negociojnë detajet e fundit."Beats Electonics" u themelua vite më parë nga producenti muzikor Jimmy Iovine dhe ylli i muzikës hip-hop Dr.Dre.Gjithsesi, "Apple" aktualisht ka dyqanet e saj iTunes, që është shërbimi më i madh botëror për shkarkimin e muzikës dhe videove muzikore ndërsa një vit më parë ndërsa një vit më parë u themelua edhe iTunes Radio. Megjithatë sipas analistëve, kjo nuk është një blerje e zakonshme dhe e thjeshtë, përkundrazi, këtu fshihet dicka nën mëngë. Vlera fillestare e kompanisë "Beats Electronics" e publikuar në muajin shtator të vitit 2013 ishte 1 miliard paund por "Apple" ka ofruar 3.2 miliardë dollarë.