Egjipt, Al-Sisi: Nëse fitoj vëllazëria myslimane s`do të ekzistojë më
Kandidati favorit në zgjedhjet presidenciale në Egjipt dhe ish shefi i ushtrisë, Abdel fatah al-Sisi, është zotuar se nëse do ti fitojë ai zgjedhjet, atëherë "vëllazëria myslimane" nuk do të ekzistojë më.Në intervistën e tij të parë për televizionin egjiptian, tha se ishin zbuluar 2 komplote vrasjesh ndaj tij. Ishte marshalli Al-Sisi ai që çoi në rrëzimin e presidentit Mohammed Morsi në korrikun e kaluar, pas protestave masive të opozitës. Deri tani fitorja e tij duket e sigurt në zgjedhjet e 26 dhe 27 Majit.Në kohën e rrëzimit të Mohamed Morsi-t, presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, ish-shefi i ushtrisë nuk kishte shprehur se nuk kishte ndonjë ambicie politike, por më vonë ai tha se kishte ndryshuar mendje si pasojë e kërcënimeve nga brenda dhe jashtë vendit.Gjatë kësaj interviste, Al-Sisi ka mohuar gjithashtu fjalët se ai është kandidat i përzgjedhur nga anët e ushtrisë duke theksuar bindshëm se ushtria nuk do të ketë më asnjë rol në të ardhmen e Egjiptit, sikurse ka ndodhur deri më tani. Grupet e të drejtave të njeriut kanë raportuar se autoritetet ushtarake kanë rritur armiqësinë ndaj medias së pavarur dhe ndaj kundërshtarëve politikë.Që nga rrëzimi i Mohamed Morsi-t më shumë se 1 mijë persona janë vrarë dhe mijëra anëtarë të Vëllazërisë Myslimane janë ndaluar nga drejtuesit e vendit, të cilët e kanë cilësuar lëvizjen islamike si organizatë terroriste. Mbështetësit e al-Sisit e shohin kandidaturën e tij si shumë pozitive pasi e vlerësojnë atë si një figurë të fortë që mund të stabilizojë vendin nga protestat dhe dhuna politike e vazhdueshme, që nisën që nga rrëzimi i Hosni Mubarak në 2011-ën. /nzh/oranews online/