Topi: Rama s’po merret me gjëra konkrete. Qeveria me tirans të ardhur
Tirane- I ftuar në “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku kryetari i FRD-së ish-Presidenti Bamir Topi shprehu mbrëmë rezervat për qeverisjen e kryeministrit aktual Edi Rama. Bamir Topi ishte personaliteti i rradhës i ftuar në emisionin "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku, ishte ish-presidenti i Republikës Bamir Topi.Topi është impresionuar para se të hynte në studio, teksa ka vizituar ambjentet e reja të këtij televizioni.Ai ka vlerësuar zotin Ylli Ndroqi dhe i ka uruar atij sukses.Në analizën e tij politike përreth dy orë, Topi është ndalur si fillim në defektet e qeverisë:Bamir Topi: "Pavarësisht si e gjeti situatën Rama, duhet të kishte shkuar në një trajektore tjetër. Duhet të shfrytëzonte çdo moment për të rikuperuar kohën e humbur. Qeveria Rama nuk po ndërmerr gjëra konkrete. Ka shumë përgjithësime. Çështjet e sigurisë publike, nuk janë ato që presin shqiptarët."Dhe më pas për hapjen e dosjeve :Bamir Topi: Pa qënë nevoja për ta shtrirë këtë në të gjithë qeverinë, unë do ta kisha shtrirë personalisht, tek njerëzit që shkojnë tek e drejta për të pasur vendimarrje politike, publike në funksion të vendit. Që do të thotë, sidomos për politikanët që shkojnë në kuvend.Roland Qafoku: 13 ministra bashkë me kryeministrin kanë lindur në Tiranë. Ju si tirans bio ju thotë gjë kjo?Bamir Topi: E kam të vështirë të dalloj në këtë qeveri një tirans autokton. Janë të gjithë të ardhur, por t ë gjithë janë qytetarë të Tiranës.Roland Qafoku: Ju jeni 100 për qind autokton z.Topi?Bamir Topi: 100 për qind. Edhe më shumë se 100 për qind.Topi foli dhe ndaj personazhit me të cilin ka bërë më shumë beteja në karrierën e tij si politikan.Bamir Topi: "Berisha gjykohet për të gjithë karrierën e tij politike. Përplasja me ish-kryeministrin, ka nisur pas ndryshimeve në Kushtetutë."Pjesa kulmore për zotin Topi ishte inserti me 50 deklarata që ai ka bërë gjatë karrierës së tij si politikan.“Të vlerësoj për këtë ekstrakt të prononcimeve të rëndësishme publike. Kjo tregon që ke bërë metodikisht një punë shkencore. “(Video: Intervista e plotë në "Debati në Channel One")sg/oranews online/