Provokimi/ Aleksis Tsipras fushatë me bikini për në krye të KE
Athine- Me bikini për të tërhequr sa më shumë fansa e vota. Fotoja pa dyshim nuk ka kaluar pa rënë në sy. Me pak kreativitet dhe shumë ironi, kreu i Syriza-s greke, Aleksis Tsipras, duket se ka zgjedhur mënyrën më të guximshme e më të vecantë për të bërë fushatë për në krye të Komisionit Europian. Kandidati i "Europës tjëtër" ka hapur një profil krejt të vecantë në rrjetet sociale, për të rrëmbyer vota kryesisht nga të rinjtë. Në internet kjo mënyrë e tij ka shkaktuar shumë kritika sikurse edhe shumë simpatizantë. Në statusin e tij, tsipras shkruan: "Përshëndetje. Ka nisur fushata elektorale për në KE dhe unë do të përdor cdo mjet. Votoni për "Europën tjëtër" me Tsipras". Komentet kanë qënë nga më të ndyshmet, madje edhe nga vetë zyrtarët më të lartë të BE-së. E ndërsa 40 vjecari Tsipras vijon me fushatën e tij, të njëjtën gjë po bëjnë në terren por edhe në debate publike 4 kandidatët e tjerë. Më herët lideri i "Syriza" Aleksis Tsipras e ka konsideruar nominimin e tij si kandidat për president të Komisionit Europian si një mundësi historike, jo vetëm për vehten dhe Greqinë por për mbarë Europën. Nëse zgjidhet në krye të KE-së, Tsipras tha se do të ofrojë alternativa për një Europë ndryshe kundrejt atyre që ofrojnë të ndërtojnë një model të përbashkët europian. /sg/oranews online/