5 Maji, Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, Garda ndalon komunistët
Tirane- Homazhet në "Varrezat e Dëshmorëve" që zhvillohen sot me rastin e 5 Majit janë shoqëruar me një incident.Mbështetës të Partisë Komuniste dhe të Partisë së Punës së Riorganizuar nuk janë lejuar të hyjnë në Varrezat e Dëshmorëve me foton e diktatorit Enver Hoxha në momentin kur kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta do të zhvillonin homazhet para Monumentit "Nëna Shqipëri".Ata janë penguar nga Garda e Republikës.Kreu i Partisë Komuniste, Qemal Çiçollari në një prononcim për Ora News e quajti "atentat që i bëhet pluralizmit politik nga qeveria e sotme"."Ky është një qëndrim neofashist, urdhër politik i aleancës së majtë" tha ai. (Ne video reagimi i Qemal Çiçollarit)Përfaqësuesit e Partisë Komuniste janë lënë të kryejnë homazhet vetëm 2 orë më pas, pasi kishte mbaruar ceremonia ku kishin nderuar si përfaqësuesit e mazhorancës ashtu edhe ato të opozitës.
(Ne foto: Përfaqësues të Partisë Komuniste duke bërë homazhe pas largimit të mazhoranës e opozitës) Çfarë ndodhi më 29 Nëntor 2013 kur anëtarët e PK u lanë të hynin me foton e Enver HoxhësDuket se sot është dashur të shmanget incidenti i ndodhur më 29 nëntor 2013 kur gjatë homazheve që po zhvilloheshin në Varrezat e Dëshmorëve, disa radhë pas drejtuesve të shtetit, Presidentit Bujar Nishani, kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta e Kryeministrit Edi Rama, dukeshin disa foto të ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha. Kjo pasi në homazhe kanë qenë edhe përfaqësues të Partisë Komuniste.Atëherë PD e quajti shfaqjen e fotos së Enver Hoxhës në aktivitetin zyrtar të Ramës dhe Metës,si një provokim i turpshëm dhe një lëndim i ndjenjave dhe kujtimeve më të dhimbshme të kombit.
(29 Nentor 2013, ne foto: Momenti i homazheve në Varrezat e Dëshmorëve, prapa krerëve të shtetit duke fotografia e Enver Hoxhës)