"Histori suksesi shqiptaro-amerikan", të famshmit shqiptarë në SHBA

Për herë të parë komuniteti shqiptarë në SHBA, ka nxjerr “në dritë” të gjithë bashkë bijtë dhe bijat më të suksesshëm. Artistë, shkencëtar, aktor apo biznesmenë, u mblodhën bashkë në New York, për të treguar se asnjë prej tyre nuk e ka humbur vetëdijen e të qënit shqiptarë, pavarësishtë ku ka lindur, është rritur apo është arsimuar. Kjo ngjarje risi është nismë e kurorëzuar pas përpjekjeve të përbashkëta mes grupit shqiptarë të medias, studios “Fadil Beridha” dhe Fondit Amerikanë të Arsimit të Kosovës.Pjesë e projektit “Histori suksesi shqiptaro-amerikanë” është edhe Fondacioni Amerikanë i Arsimit për Kosovën. Drejtori i këshillit drejtues, Dan Davidson, thotë se kjo është një ditë e shënuar për shqiptarët e Amerikës dhe se 150 të suksesshmit janë bërthama e suksesve të ardhshme.Në mbrëmjen shqiptare në New York, nuk munguan as yjet e ekranit amerikanë, si aktori Luan Bexheti dhe simboli i kërcimit, Toni Dovolani.