Ukrainë, separtistët pro-rusë lirohen nga paraburgimi i Odesës
Ukrainë - Pas sulmeve të separtistëve pro-rusë, pasditen e sotme, selia e policisë së Odesës ka liruar të arrestuarit për të qetësuar turmën. Më herët separatistët pro-rusë sulmuan selinë e policisë në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, duke kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar.Rreth 100 separatistë pro-rusë sulmuan ndërtesën e policisë në Odesa, ku të premten humbën jetën 40 persona.Shumica e viktimave që ishin separatistë pro-rusë, humbën jetë kur ndërtesa ku gjendeshin u përfshi nga flakët.
Qindra njerëz u mblodhën në selinë e policisë të dielën pasdite, fillimisht në një protest paqësore duke bërë thirrje për lirimin e të ndaluarve."Ne kemi mbledhur këtu në një protestë kundër qeverisë së paligjshme, për të liruarë djemtë tanë, qytetarë të Odessa", tha një grua.Tubimi u kthye edhe më i dhunshëm,kur disa protestues me maska dhe me armë të improvizuara, filluan të thyenin ditaret e të godisnin dyert e policisë.