Tragjedia në Odesa, Yatsenyuk: Rusia do të shkatërrojë Ukrainën

Ukrainë - Tragjedia në Odesa është pjesë e planit të Rusisë për të shkatërruar Ukrainën. Ka akuzuar në këtë mënyrë Rusinë  kryeministri i përkohshëm ukrainas, Arseniy Yatseniuk, gjatë takimit të zhvilluar ditën e sotme në Odesa, ku dy ditë më parë humbën jetën 40 persona.Ai akuzoi Moskën për përfshirje në “provokacione të planifikuara mirë" kundër qeverisë së përkohshme të Kievit. Qeveria e Yatseniuk tha se do të vazhdojë ofensivat ushtarake kundër separatistëve prorusë në lindje të vendit, ndërsa Kremlimi njoftoi të ketë marrë mijëra telefonata për ndihmë nga qytetarët rusisht-folës në rajon.Ndërsa më herët kryeministri  Arseney Yatsneniuk, në një intervistë për BBC-në, ka fajësuar forcat e sigurimit të Ukrainës, se dështuan në qetësimin e situatës në Odesa.Yatsenyuk tha për BBC se do të kërkohet një "hetim i plotë, gjithëpërfshirës dhe i pavarur" për ngjarjen e ditës së premte. Shumica e viktimave ishin separatistë pro-rusë, të cilët vdiqën nga një zjarri të rënë në godinën ku ishin futur, për t'i shpëtuar përplasjeve me protestues pro-Kievit."Personalisht fajësoj shërbimet e sigurimit që nuk bënë asgjë për të qetësuar situatën. Ata janë të paaftë dhe në këtë rast kanë shkelur ligjin"- tha Kryeministri.Sipas tij, shefi i policisë në rajonin e Odesa-s është liruar nga detyra ndërsa zyra e prokurorit tashmë ka nisur të investigojë ngjarjen. Por pavarësisht kësaj, kreu i qeverisë së përkohshme të Kievit, fajësoi forcat pro-ruse si shkaktarë të këtij incidenti të rëndë.Trupat ushtarake ukrainase kanë rrethuar bastionin pro-rus të Sloviansk-ut në Lindje të vendit, teksa rezidentët shprehen të frikësuar se do të sulmohen. Për momentin, ushtarët duken se janë përqendruar në rimarrjen e ndërtesave qeveritare nga separatistët, në qytetet më të vogla përreth Sloviansk-ut.Grupet pro-ruse kanë reaguar të irrituar ndaj vdekjeve të disa separatistëve në zjarrin e rënë në Odessa, në Jug të vendit, ditën e premte, ku u shënuan shumë viktima pasi u bllokuan brenda një ndërtese në qytet.Ndërkaq, Ministria e Brendshme e Ukrainës ka thënë se forcat e saj kanë rimarrë ndërtesën e shërbimit të sigurisë në qytetin Kramatorsk si edhe aeroportin. Ministri i Brendshëm, Arsen Avakov tha se operacionet ushtarake kundër pro-rusëve kanë rinisur qysh herët në mëngjes.Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov, kanë folur në telefon për përshkallëzimin e krizës në Ukrainë.Kerry ka mirëpritur lirimin e shtatë vëzhguesve të OSBE-së, të cilët janë mbajtur peng nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës, por ka thënë se është e rëndësishme që Rusia të tërheqë mbështetjen për separatistët që kanë uzurpuar ndërtesa qeveritare në lindje.Lavrov, nga ana e tij, ka thënë se Uashingtoni duhet të përdorë ndikimin te Kievi për të ndaluar ofensivën ushtarake kundër rebelëve.