Rama fton investitorët italianë: *Këtu mund të gjeni Amerikën
Tirane- "Investitorët italianë këtu mund të gjejnë Amerikën." tha kryeministri Rama i pranishëm në hapjen e edicionit "Java italiane në Shqipëri"Kryeministri kërkoi që të nxiten shkëmbimet tregtare me këtë vend fqinj sa afër dhe larg.“Jemi të parët në dashurinë për Italinë dhe të fundit në shkëmbimet tregtare me Italinë. Jemi më afër dhe të tjerët kalojnë mes nesh por vendi më i largët që shkëmbejnë mallra e kapitale. Në Shqipëri mund të fitohet më shumë se në Itali, paguan më pak taksa, ka më pak burokraci dhe ka shumë më tepër nevojë për punë dhe shumë më pak kosto se në Itali” u shpreh Rama.Presidenti i Senatit Italian, Pietro Grasso bëri apel për forcimin e shtetit të së drejtës."Në Shqipëri ka një klimë të favorshme për investime. Por e rëndësishme është që Shqipëria të vijojë më realizmin e reformave dhe me luftën ndaj korrupsion. Korrupsioni është pengesë për zhvillimin e vendit, ndaj duhet të forcohen hapat në këtë drejtim. Gjithashtu duhet të forcohet hetimit financiar, duke rritur kështu edhe interesin e sipërmarrësve të huaj për investime në Shqipëri.Duhet një angazhim më i thellë e më i vendosur për garantimin e konkurrencës së ndershme, pa të cilën sipërmarrja ekonomike, investimet nuk munden në asnjë mënyrë të kenë sukses", tha ai.Gjatë qëndrimit të tij Në Shqipëri Grasso ka zhvilluar një sërë takimesh me krerët më të lartë të vendit, si me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, Presidentin Bujar Nishani, kreun e qeverisë Edi Rama, dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.Presidenti i Senatit në TiranePresidenti i Senatit Italian, Pietro Grasso ndodhet sot në Tiranë për të çelur edicionin e parë të "Javës Italiane" në Shqipëri.Gjatë qëndrimit të tij Grasso do të zhvillojë një sërë takimesh me krerët më të lartë të vendit, si me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, Presidentin Bujar Nishani, kreun e qeverisë Edi Rama, dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.Java italiane është një aktivitet tre ditor ku do të shqyrtohen mundësitë dhe potencialet e investimit të kompanive italiane në Shqipëri në disa sektorë prioritarë.Nesër Presidenti i Senatit italian do të mbajë një leksion në Universitetin e Tiranës me temë "Italia dhe Shqipëria së bashku për Evropën e së ardhmes". "Gjithashtu Grasso do të nderohe nga Universiteti me titullin "Honoris Causa".Ndërsa do të prezantohen edhe dy librat e tij "Për të mos vdekur nga mafia" dhe "Leksione për mafien"/sg/oranews online/