Kosova vendos të hënën për ushtrinë, miratimi i ligjit i hap “rrugën” zgjedhjeve politike
Prishtinë - Kosova pritet të marr një vendim ditën e nesërme, për themelimin e Forcave të Armatosura. Për të arritur një kompromis liderët politikë të partive më të mëdha, pritet që para seancës së Kuvendit të mblidhen dhe të diskutojnë për këtë çështje.Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, shprehu bindjen se në seancën e së hënës nuk do të ketë mungesë të votave, sa i takon çështje së themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.“Sa i takon votave ne, thellësisht jemi të bindur se nuk do të kemi problemi dhe çdo gjë do të kaloj në normalitet, ashtu siç edhe i takon të shkojë. Nuk e besoj që asnjë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës është kundër formimit të Forcave të Armatosura, sepse formimi i kësaj force prodhon siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë nacionale”, tha Grabovci për Radion Evropa e Lirë.Grabovci siguroi se votat por do të merren edhe nga komunitetet në pakicë në Kuvendin e Kosovës.“Shpresoj dhe besoj fuqishëm se edhe nesër, të gjithë, pa përjashtim do ta japin votën e tyre pro kalimit të këtij ligji për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Unë asnjëherë deri më tash gjatë takimeve, konsultave që kemi pasur, nuk kemi hasur në ndonjë kushtëzim nga minoritarët, këtë e them për korrektësi”, shprehet Grabovci.Nga takimi mes lidërve të partive më të mëdha të Kosovës, Hashim Thaçi, liderit të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj, e cila u mbajt më 30 prill në Ambasadën Amerikane në Prishtinën, nuk u arrit asnjë kompromis.Miratimi i këtij vendimi kërkon dy të tretat e votave të deputetëve të pakicave kombëtarë, të cilët kërkojnë një përfaqësim më të gjërë në Parlamentin e Kosovës, përmes vendeve të rezervuara. Por një gjë e tillë nuk është pranuar nga LDK-ja dhe Vetëvendosja, ndërsa partitë e tjera të shumicës, kanë rënë dakort për plotësimin e kërkesave të tyre.