Gjirokastër, bllokohen 500 kg marijuanë Lazarati, 4 në kërkim

Gjirokastër - Një sasi prej 500 kg marijuanë e dalë nga Lazarati është sekuestruar gjatë orëve të natës nga policia e Gjirokastrës. Policia e qarkut ka arrestuar mbrëmjen e sotme, 29 vjeçarin B.K., nga fshati i Lazaratit, i cili dyshohet si drejtuesi i një pej mjeteve të kapura me drogë.Në kuadër të këtij operacioni të koduar “Udin” në pranga ka rënë edhe një prej transportuesve të kësaj lënde narkotike, ndërsa janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.Droga e ndarë në 15 çanta shpine, ishte transportuar me dy automjete nga Lazarati në Hoshtev.Më pas aty droga është fshehur në një përrua ku 3 persona do ta tërhiqnin me mushka.Policia ka ndërhyrë pikërisht në momentin kur trafikantët pasi kishin ngarkuar drogën në kafshët e punë kanë vijuar udhëtimin e tyre për në destinacionin përkatës.Forcat blu ndërhynë në Zagori, pikërisht mbi fshatin Hoshtev ku kanë arrestuar njërin prej transportuesve, Niko Rizvo ndërsa dy transportuesit e tjerë kanë arritur të largohenduke përfituar nga errësira e moti i keq.Sipas policisë Niko Rizvo dhe dy transportuesit e tjerë kanë përdorur 3 banesa për të fjetur në fshatin Hoshtev deri në momentin kur ngarkesa me lëndë narkotike të vinte në destinacion.Prandaj ata do të jenë në procedim penal edhe për dhunimin e këtyre banesaveNë kërkim janë shpallur edhe dy drejtuesit e automjetit që kanë nxjerrë drogën nga Lazarati./sg/oranews online/