Skandal / Monumenti i Pavarësisë vazhdon të përdhoset, askush s'merr masa

Tirane- Monumenti i Pavarësisë i cili i ka kushtuar taksa paguesve shqiptarë 57 milionë lekë të reja sa vjen e përdhoset e degradohet. I vendosur në  parkun “Rinia”, në qendër të Tiranës vazhdon të dëmtohet dhe askush nuk merr masa. Persona të papërgjegjshëm vazhdojnë të heqin pllakat prej bronzi me të cilat është veshur ky monument kushtuar firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë. Jo vetëm kaq por dhe zhgarravinat  me bojë të kuqe sa vijnë e bëhen më të mëdha në sipërfaqen ku janë gdhendur  emrat e firmëtarëve.