Tiranë, aksident në rrugën Paskuqan-Tufinë, humb jetën një person

Tiranë - Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Paskuqan-Tufinë. Një automjet ka përplasur për vdekje një udhëtarë me biçikletë.Nga burimet e policisë mësohet se viktima është rreth 60 vjeç, por ende nuk është identifikuar.aksident-2Pas aksidentit drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të automjetit tip BMW me targa angleze dhe po heton për zbardhjen e aksidentit.aksident-3