Stadiumi i ri i mbretit me 60 mijë vende
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2014, 14:37
Në Jeddah, qyteti i dytë më i madh në Arabinë Saudite, është inaguruar stadium i futbollit Mbreti Abdullah, një stadium i dedikuar për mbretin Abdullah. Një “gur i çmuar në shkretëtirë” me 60 mijë vende. Struktura e stadiumit përfshin një kompleks sportiv të pajisur me kushtet më të mira, me dhoma lukzose VIP me 5 yje për strehim. Stadiumi, i projektuar në shkurt të 2009, tashmë është gati për të pritur ndeshjet në shtëpi të të dy ekipeve në Jeddah, Al-Ittihad dhe Al-Ahli.