Zbulohet një peshkaqen i çuditshëm

Surprizohen disa peshkatarë të karkalecave në Gjirin e Meksikës kur kapin aksidentalisht një monstër të çuditshëm, një peshkaqen “djall”. Një peshkaqen kaq i rrallë është parë për herë të parë mbas dhjetë vjetësh në zonën e bregdetit të Key West, Florida. Peshkaqeni është i njohur nga studiuesit si një ”fosil i gjallë”, falë pamjes prehistorike të dhëmbëve të tij.