Obama në darkën e korrespondentëve, batuta për Putin e kundërshtarët

SHBA-"Vladimir Putin është nominuar për të marrë çmimin Nobel për Paqe? Sigurisht, ngjan me një çmenduri por sot duket se këtë çmim ua japin të gjithëve".Është kjo njëra nga batutat e shumta të presidentit amerikan, Barack Obama, i cili ka shfrytëzuar darkën e përvitshme me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, për të hedhur batuta në lidhje me politikën e tij të kujdesit shëndetësor, kundërshtarët e tij politik, si dhe me homologun e tij, Vladimir Putin.Ka qenë një President ndryshe këtë mbrëmje dhe duket se askush nuk i ka shpëtuar kritikave e batutave ironizuese të tij, në prani të qindra të ftuarve, mes të cilëve edhe personazhe të Hollivudit, të televizionit apo të sportit, përkrah bashkëshortes së tij, Michele Obama.Fillimisht në shënjestër të tij kanë qënë republikanët me fiksimin e tyre per të kundërshtuar politikën e Obamas për kujdesin shëndetësor, të njohur ndryshe si ObamaCare, ndërsa ka vijuar edhe me këshilla për rivalët e tij, sesi duhet të sillen me bashkëshortet e tyre. Më pas pjesë e batutave u bënë edhe zv.presidenti Joe Biden dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton.Obama është ndalur më pas edhe në një auto-ironi, duke ju referuar edhe rënies së popullaritetit të tij, sipas sondazheve më të fundit, duke e kaluar gjithçka më shaka dhe humor. Ai bëri gjithashtu shaka me komentatorët mediatik, për mahninë e tyre të dukshme ndaj gjoksit të zotit Putin. Dhjetra figura të larta, gazetarë epolitikanë, morën pjesë në darkën e përvitshme.Presidenti përdori më pas Putin-in, si një përpjekje për të satirizuar komentatorët konservatorë dhe kundërshtarët e tij politik."Vitin e kaluar, Pat Buchanan tha se Putin po shkonte drejt çmimit Nobel për Paqe. Të them të drejtën, ata mund t'ia japin kujtdo atë çmim këto ditë, kështu që edhe mund të ndodhë", tha ai.Obama është nderuar me këtë çmim në vitin 2009, kur ishte kandiduar për Nobelin pas jo më shumë se 2 javësh në krye të Shtëpisë së Bardhë."Republikani Mike Huckabee dhe komentatori Sean Hannity vazhdojnë të flasin për gjoksin e tij, që është diçka jo e zakontë".Eventi i bamirësisë zhvillohet tradicionalisht nga Presidentët për të ironizuar kundërshtarët e tyre, por edhe për të qeshur vet gjithashtu.