Reshjet dëmtojnë rrugët rurale në Shkodër, s’ka mjete e fonde për riparim
Shkodër- Reshjet e shiut të rëna ditët e fundit në qarkun e Shkodres kanë shkaktuar demtime të shumta në rrugët rurale.Përballë kësaj problematike është kërkuar ndërhyrja e Drejtorisë së Rrugeve Rurale, e cila ka nisur riparimet në 2 segmente që kanë rezultuar më të dëmtuarit, Pistull–Hajmel dhe Prekal–Kir në zonën e Dukagjinit.Fadromat e kësaj ndërmarrje po kryejnë rrafshimin dhe sistemimin e rrugëve dytësore, për të bërë më pas lidhjen e tyre me aksin kryesor, duke lehtësuar kështu lëvizjen për banorët e zonave në fjalë.Drejtori, Dedë Tonaj, ngre shqetësimin e mungesës së fondeve dhe mjeteve për të ndërhyrë në të gjitha këto akse, prandaj ai i bën thirrje Këshillit të qarkut dhe Prefekturës t’i vijnë në ndihmë.Në të gjithë qarkun e Shkodrës rrugët dytësore mbeten një sfidë, pasi ato kanë nevoja imediate për asfaltim, pajisje me sinjalistike dhe mirëmbajtje të vazhdueshme.Me problematike janë rrugët në zonat malore, atje ku si pasojë e reshjeve të dëborës dhe ngricave, dëmtimet kanë qenë edhe më të medha.