Vrasja e ish-boksierit në Tiranë, arrestohet Kristian Prenga

Mirditë- Arrestohet i dyshuari si autor i vrasjes së ish-boksierit Ardian Levanti. Forcat e policisë së Mirditës kanë arrestuar në orët e vona të së shtunës shtetasin Kristian Prenga, 24 vjeç nga Repsi.Burime nga policia bëjnë me dije se Prenga ishte shpallur në kërkim prej disa kohësh pasi akuzohet si autor i vrasjes së shtetasit Adrian Levanti, ngjarje kjo e cila ka ndodhur në zonën e unazës në Tiranë më 26 prill 2013.NgjarjaAdrian Levanti u qëllua për vdekje rrugës, duke u kthyer në shtëpi në zonen e Unazës së Re në Tiranë, ndërsa policia ka dyshime te forta se shkaku i ekzekutimit të tij është për hakmarrje.Viktima, një personazh i njohur ne kartelat e policise se kryeqytetit vecanerisht per kundershtimin e forcave te rendit, mendohet se i ka njohur personat qe po e ndiqnin dhe ka tentuar te shpetoje jeten duke u ngjitur ne katin e shtate te apartamentit ku jetonte, por pa rezultat.Ai eshte qelluar sipas eksperteve te balistikes shtate here me pistolete. Agjentët e krimeve dyshonin asokohe se ekzekutimi i tij kishte lidhje me nje ngjarje te gati nje muaji me pare ne te njejten zone.Jo zyrtarisht policia pati deklaruar se pas nje grindjeje banale ne muajin mars, vellai i viktimes Marianth Levanti ka plagosur me thike Zef Gjinin, nderkohë që gjykata pas kesaj ngjarjeje i ka dhene atij lirine duke vendosur masen e detyrimit me paraqitje.Referuar dinamikes se ekzekutimit te Adrian Levantit,grupi i hetimit mendonte se pikerisht ky eshte shkaku qe i riu u ekzekutua e per kete pati shoqeruar vellain e te plagosurit te atehershem shtetasin Pjeter Gjini.Viktima sipas polcise rezulton se me 13 korrik te 2012 eshte denuar me pese muaj heqje lirie per goditje e kundershtim te forcave te rendit, nderkohe qe po ne 2012 ndaj tij ka patur nje tjeter procedim te hapur per akuzen e vjedhjes ne bashkepunim.Rrëfimi i banorëve të zonës pas vrasjes së LevantitSipas banorëve , Adrian Levanti ka qenë administrator i pallaltit 8 katësh, i cili njihet për problematika të të rinjve të cilët konsumojnë hashash dhe bëjnë sherre me njëri-tjetrin.Pikërisht këtu mendohet se kanë zanafillë edhe konfliktet e Adrianit ,pasi ai është zënë një muaj më parë me disa djem që pinin hashash.