Afganistani ditë zie për katastrofën, ndërpriten kërkimet
Afganistan- Qeveria e Afganistanit e ka shpallur sot ditë zie kombëtare pas tragjedisë që ka prekur vendin.Qindra banorë në provincën veriore të Badakhshanit mbetën të vdekur pasi një rrëshqitje masive dheu përfshiu zonën duke marrë përpara qindra shtëpi.Sasia e gurëve dhe dheut llogaritet në dhjetëra tonelata. Autoritetet thanë se nuk ka më shpresë për më shumë se 2000 persona që dyshohet se janë varrosur të gjallë në shtëpitë e tyre që prej ditës së premte.Për këtë arsye edhe ekipet e kërkimeve për të mbijetuar u mbyllën zyrtarisht. Sipas tyre ndërhyrja në fshatin e shkatërruar Ab BArik ishte një mision i pamundur.Për më tepër ekipet e shpëtimit shprehën shqetësimin se mund të ketë rrëshqitje të tjera dheu, pas shirave të rrëmbyer që vazhduan për disa ditë me radhë në zonën kufitare me Taxhikistanin, Kinën dhe Pakistanin.Zyrtarët thanë se të paktën 300 shtëpi janë zhdukur dhe se numri i të vdekurve mund të rritet deri në 500 vetë.Guvernatori i provincës tha në komentet për shtyp se shtëpitë në zonën e ngjarjes ishin nën një metër baltë.Presidenti, Hamid Karzai, ka shpallur një ditë zie kombëtare. Tani vëmendja do të përqëndrohet në furnizimin me ujë, ushqim dhe nevoja të tjera popullatën e zhvendosur ose të evakuuar nga katastrofa natyrore.