Kapshticë, kapen 97 kg hashash, arrestohet trafikanti, 4 ikin

Korçë- Policia e Korçës në bashkëpunim me atë greke kanë sekuestruar 97 kilogram lëndë narkotike.Sasia e drogës u kap gjatë një operacioni të zhvilluar nga blutë gjatë orëve të natës.Burime nga policia bëjnë me dije se droga u sekuestrua pranë Kapshticës, në kufirin e gjelbërt, ndërsa po tentohej të kalohej drejt Greqisë nga pesë trafikantë.Këta të fundit sapo kanë pikasur policinë kanë braktisur 6 çantat me hashash dhe janë larguar në drejtim të paditur.Polica deri në këto momente ka mundur të prangosë vetëm njërin prej tyre, 40 vjeçarinYlli Tango, ndërsa vijojnë hetimet për kapjen e 4 bashkëpunëtorëve të tjerë.