Vritet një tjetër shqiptar nga Kosova në Siri

Siri- Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në luftën në Siri. Kosovari kishte shkuar bashkë me një afrikan për të luftuar regjimin e presidentit Bashar al-Assad, në Siri. Ai shkoi atje para një viti, në prill 2013.Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Luksemburgut, sipas të cilëve dy burrat kanë qenë në kontakt me një të afërm të Al-Kaedës.Mediat bëjnë të ditur se në luftimet në Siri humbi jetën një shtetas kosovar, që jetonte prej vitesh në Luksemburg dhe një afrikan.Që të dy këta persona iu bashkuan një grupi të armatosur, para disa kohësh. Ndërkohë, ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.Siria, vetëm gjatë këtij viti, mori jetën e 10 shqiptarëve. Në janarin e këtij viti u publikua lajmi për vdekjen e Hetem Sinan Dema dhe Qani Mujaku nga Kacaniku.Kurse në prill u raportua se, dy qytetarë nga Ferizaj janë vrarë në konflikte të armatosura në Siri.Ende pa u mbushur një javë, mediat bënë me dije vrasjen e Egzon Avdyli.Pavarësisht apeleve të njëpasnjëshme nga ana e liderëve politikë e fetarë për të hequr dorë nga këto luftime, numri i këtyre vullnetarëve nuk ndalet, siç nuk po ndalet as numri i viktimave nga Siria.Rasti i djeshëm, renditet i 12-ti në listën e shqiptarëve që kanë humbur jetën në Siri.