Krasniqi “luftë” verbale me Pacollin: Ta shes shtëpinë, për ndershmëri s’dua të flas
Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili është futur në polemika të ashpra me liderin e AKR-së, njëherësh zv/kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacollin, nuk ka të ndalur. Nëpërmjet profilit të tij në “Facebook”, Krasniqi është shprehur i gatshëm t’i shesë shtëpinë e tij Behgjet Pacollit, i cili më herët ka thënë se është i gatshëm ta blejë për 1 milionë euro. Krasniqi ka thënë se nëse Pacolli i jep paratë, për 10 ditë ai do të largohet nga shtëpia dhe 600 mijë euro do t’ia japë të varfërve, ashtu siç ka premtuar.“Baci i Kryeministrit, edhe pse çmimi prej një milion ka qenë i caktuar per shefin e Qeverisê, se ti je mê i pasur se ai, sepaku me letra. Pasi jam i fjalês. Unë po ta shes edhe ty me të njajtin çmim.E konfirmoj edhe një herë se me 600.000 eurot do t'i ndihmojë 20 familje skamnore nga 30.000 euro. 10 ditë pasi ti qitni paratë ne llogarinë time ta lëshoi shtëpinë, por edhe si te merremi vesh, s'ka asnjë problem nga ana ime”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.Pacolli-Jakupit: Mbledh plaçkat e liro shtëpinëKryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, i ka kërkuar kryeparlamentarit Jakup Krasniqi të lirojë shtëpinë, të cilët e ka nxjerrë në shitje në vlerën prej 1 milionë euro, pasi do ta blejë ai dhe do ta bëjë çerdhe fëmijësh."Hajde hajde Jakup Krasniqi, se ketu të prita me dal. Po të drejtohem bash si në odat tona të moqme, ndoshta nuk të vjen mërzi... A e din që ka një dallim themelor mes meje edhe teje. Une flas për pasurinë time, rrjedhimisht djersën time dhe të familjes sime, ndërsa ti për djersën e qytetarëve të Kosovës.Edhe e di si po ja bëjmë… për të mos e zgjat ma tepër. Edhe pse unë paratë e djersës time i respektoj, por po i përgjigjem ofertës tënde. Meqë e paske hedh shtëpinë në shitje, ta blej unë menjëherë, me ato 1 milion që i paske kërku, e ti më trego veq kur i mbledh plaqkat e më liro shtëpinë sepse do të ia dhuroj komunitetit për qerdhe fëmijësh. Por, ti mbajë fjalen dhe 600 mijë euro ua kthe skamnorëve sepse realisht ato para të tyre janë. Ti dhe shpirti yt e din këtë gjë më së miri".Krasniqi: Baci i kryeministrit paska pi shumë vodkë!Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi iu ka kundërpërgjigjur akuzave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli. Ky i fundit në një emision televiziv e quajti kryeparlamentarin mashtrues, shpirtligë e psikopat. Krasniqi e ka këshilluar kryeministrin Hashim Thaçi që mos i japë shumë vodkë zëvendësit të tij Behgjet Pacollit, madje e ka pyetur mos ishte vodka që Milloshevici i Moskës i përcolli përmes Dacicit për Bacin, siç e quan Krasniqi."Shumë, shumë vodkë paska pi baci i Kryeministrit?!Kryeministër, mos i japë shumë dozë të Votkës bacit tënd, Zëvendëskryeministrit të parë e ish Presidentit të bërë me votat e çlirimtarëve?!!! A mos ishte ajo vodka që Millosheviqi i Moskës t'i përcolli përmes Daçiçit për Bacin?Ju keni qenë në shtëpinë time Kryeministër, baci nuk ka qenë, por nëse besoni se vlen disa milion, unë po te them se e ke rastin të fitosh shumë para. Eja merre 1 milion shtëpinë time e shitja bacës për disa milion. Kurse unë prej a ti 1 milioni nja 600.000 do t’ua jap pa asnjë hezitim të pastrehëve te Kosovës.Sipas asaj që e keni vlerësuar Ju, përveç qe fitoni ju te pangishmit e Qeverisë, rasti është te fitojnë edhe do fakira dhe unë aspak.Nëse nuk doni me fitu shumë para se nuk besoni, atëherë me qëllim e keni mashtruar opinionin publik. Ndalni mashtrimet Ju të pangishmit e Qeverisë se gazi i Botës u bëtë o te mjerë! Nese faji është i Nismës qe do t'u len me gishta n'gojë. Për të tjerat çështje, ju treguat shpirtin tuaj të lig, tamam ashtu si jeni, psikopatë, mashtrues e gënjeshtarë ordiner. Pasuria aske nuk e bënë njeri, as Ju. Mjerë vendi që i keni hipur në qafë!"