Bulqizë, pas shpërthimit, Ardian Duriçit i kërcënohet dhe e motra

Bulqizë - Terrori ndaj familjes Duriçi në Bulqizë ka vijuar edhe ditën e sotme, ku motra e Ardian Duriçit, të cilit dy ditë më parë i vendosën tritol në automjetin e tij, është kërcënuar nga një person i maskuar.Nga të dhënat e marra pranë policisë lokale mësohet se 16 vjeçarja po futej në banesën e saj, kur është ndalur dhe kërcënuar me jetë nga një person, të cilin ajo nuk ka mundur ta identifikojë për shkak të maskimit të tij.Fjalët kërcënuese kanë qënë të drejtpërdrejta për 16 vjeçaren dhe familjen e saj duke u kërcënuar me jetë. Policia ende nuk ka dhënë një version zyrtar mbi ngjarjen e ndodhur në Bulqizë, ku automjeti i Ardian Duriçi, u hodh në erë.Lidhur mbi ngjarjen familjarët kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt me persona të tjerë dhe se 25 vjeçari, protagonist i saj, nuk ka asnjë aktivitet që mund ta implikojë atë në ngjarje të tilla. Megjithatë paralajmërimi i dytë dhe këtë herë i drejtpërdrejtë me të afërimit e 25 vjeçarit, tregonë se Ardian Duriçi ose ndonjë pjesëtar tjetër i familjes janë të përfshirë në konflikt, për të cilin policia po heton.