Karriera në Forcat e Armatosura, ja ligji i ri për gradat në Ushtri
Tiranë- Qeveria kalon pr/ligjin “Përligjin për karrierën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” me anë të së cilës përcaktohet sistemi i menaxhimit të karrierës ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.Ky pr/ligj bën përcaktimin e kritereve për pranimin në Forcat e Armatosura, rendin e gradave, përparimin në gradë dhe karrierë, ndërprerjen e karrierës ushtarake, si dhe të autoriteteve përgjegjëse për zhvillimin e karrierës në Forcat e ArmatosuraPërparimi I gradave nis nga kadet, që është grada më e ulët deri në gjeneral de admiral që është grada më e lartë.Ky pr/ligj rrit kohëzgjatjen e ushtarakëve për të kaluar nga një gradë në një tjetër krahasuar me ligjin ekzistues të vitit 2004.Me këtë pr/ligj oficerët me gradë madhore dalin në rezervë me urdhër të kryeministrit me propozim të ministrit të Mbrojtjes, ndërkohë që me ligjin ekzistues ishte Presidenti i Republikës që emëron gradon shkarkon dhe nxjerr në rezervë ose në lirim, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, oficerët me grada madhore.Neni 11Klasifikimi i gradave ushtarakeGradat ushtarake në Forcat e Armatosura klasifikohen:a) Për oficerët aktivë:i. grada madhore;ii. grada të larta;iii. grada të ulëta.b) Për nënoficerët aktivë:i. grada të larta;ii. grada të ulëta.Neni 12Gradat ushtarake1. Gradat ushtarake, sipas klasifikimit dhe shërbimit, të renditura nga më e larta te më e ulëta, janë:a) Për oficerët aktivë:Klasifikimi Grada Forca Tokësore/Ajrore Grada Forca Detarei. Gradë madhore Gjeneral lejtnant Admiral;ii. Gradë madhore Gjeneral major Nënadmiral;iii. Gradë madhore Gjeneral brigade Kundëradmiral;iv. Gradë e lartë Kolonel Kapiten i rangut I;v. Gradë e lartë Nënkolonel Kapiten i rangut II;vi. Gradë e lartë Major Kapiten i rangut III;vii. Gradë e ulët Kapiten Kapiten Lejtnant;viii. Gradë e ulët Toger Lejtnant;ix. Gradë e ulët Nëntoger Nënlejtnant;b) Për nënoficerët aktivë:Klasifikimi Grada Forca Tokësore/Ajrore Grada Forca Detarei. Gradë e lartë Kryekapter Kryekapter;ii. Gradë e lartë Kapter Kapter;iii. Gradë e ulët Rreshter Rreshter;iv. Gradë e ulët Tetar Tetar;v. Gradë e ulët Nëntetar Nëntetar;c) Për ushtarët aktivë:Titulli Grada Forca Tokësore/Ajrore Grada Forca Detarei. Ushtar Ushtar IV Detar IV;ii. Ushtar Ushtar III Detar III;iii. Ushtar Ushtar II Detar II;iv. Ushtar Ushtar I Detar I.ç) Për studentët:Titulli Lloji i gradësStudent Kadet2. Studentët shqiptarë, që ndjekin studimet në shkollat ushtarake jashtë vendit, mbajnë uniformën dhe simbolet e gradës së studentit të akademive ushtarake shqiptare, sipas marrëveshjeve dypalëshe me vendet pritëse.3. Rekrutët, kur hyjnë në shërbimin aktiv, nuk mbajnë gradë deri në përfundimin me sukses të stërvitjes bazë. Pas përfundimit të kësaj periudhe, kandidatët për ushtarë gradohen “Ushtar I” ose “Detar I”.Neni 13Koha e qëndrimit në gradë1. Koha minimale e qëndrimit në një gradë për fitimin e gradës së radhës është:Forca Tokësore/Ajrore Forca Detare Koha në gradëa) Ushtar I Detar I 1 vit;b) Ushtar II Detar II 1 vit;c) Ushtar III Detar III 1 vit;ç) Ushtar IV Detar IV 3 vjet;d) Nëntetar Nëntetar 3 vjet;dh) Tetar Tetar 4 vjet;e) Rreshter Rreshter 6 vjet;ë) Kapter Kapter 5 vjet;f) Nëntoger Nënlejtnant 3 vjet;g) Toger Lejtnant 4 vjet;gj) Kapiten Kapiten lejtnant 5 vjet;h) Major Kapiten i rangut III 6 vjet;i) Nënkolonel Kapiten i rangut II 5 vjet;j) Kolonel Kapiten i rangut I 5 vjet;k) Gjeneral brigade Kundëradmiral 3 vjet;l) Gjeneral major Nënadmiral 3 vjet.2. Në rast mospërparimi në gradë, ushtarët me gradën ushtar IV, nënoficerët me gradat nëntetar, tetar dhe oficerët me gradat nëntoger, toger, kapiten, që plotësojnë 14 vite shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, pavarësisht nga parashikimet e pikës 1, të nenit 14, të këtij ligji, dalin në rezervë.3. Koha e qëndrimit në një gradë në shërbimin aktiv llogaritet nga data e hyrjes në fuqi të urdhrit përkatës për dhënien e gradës.4. Koha e shërbimit në rezervë nuk llogaritet si kohë qëndrimi në gradë për gradim në shërbimin aktiv.5. Kriteret për gradimin e oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve në rezervë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes.Neni 14Mosha maksimale e qëndrimit në shërbimin aktiv1. Mosha maksimale e qëndrimit në shërbimin aktiv është:Forca Tokësore/Ajrore Forca Detare Mosha në shërbim aktiva) Ushtar I Detar I 28 vjeç;b) Ushtar II Detar II 29 vjeç;c) Ushtar III Detar III 30 vjeç;ç) Ushtar IV Detar IV 33 vjeç;d) Nëntetar Nëntetar 37 vjeç;dh) Tetar Tetar 41vjeç;e) Rreshter Rreshter 54 vjeç;ë) Kapter Kapter 55 vjeç;f) Kryekapter Kryekapter 57 vjeç;g) Nëntoger Nënlejtnant 30 vjeç;gj) Toger Lejtnant 34 vjeç;h) Kapiten Kapiten lejtnant 41 vjeç;i) Major Kapiten i rangut III 55 vjeç;j) Nënkolonel Kapiten i rangut II 57 vjeç;k) Kolonel Kapiten i rangut I 59 vjeç;l) Gjeneral brigade Kundëradmiral 61 vjeç;ll) Gjeneral major Nënadmiral 63 vjeç;m) Gjeneral lejtnant Admiral 65 vjeç.