Greqi, sekuestrohen 445 kg marijuanë, në pranga shqiptarë
Athinë - Një sasi e madhe droge është sekuestruar nga policia greke në banesën e një shqiptari, në Athinë. Operacioni është zhvilluar ditën e djeshme në zonën e quajtur Paiania të kryeqytetit grek. Policia ka sekuestruar 445 kg marijuanë në banesën e shqiptarit 41-vjeç, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 356 pako dhe ishte fshehur në oborrin e banesën. Sipas policisë, marijuana vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion shpërndarjen në Greqi. Policia greke i sekuestroi 41-vjeçarit shqiptar dhe 510 euro, 2 celularë e 1 motoçikletë.Gjatë ditës së djeshme, policia greke ka sekuestruar dhe dy ngarkesa të tjera me drogë, konkretisht 21kg marijuanë në Kapshticë dhe 73 kg marijuanë në Selanik, ndërkohë që kanë rënë në pranga 2 shqiptarë nga Korça e dy grekë.