1 Maji, manifestime në mbarë botën.
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2014, 10:38
Nga vendet aziatike ku sindikatat çdo vit manifestojnë për të kërkuar rritje pagash dhe kushte më të mira pune, e deri në Moskë manifestimi në 'Sheshin e Kuq", ku këtë vit duket se krenaria e rusëve për aneksimin e Krimesë, do të zbehë manifestimet e sindikatave. Gjithashtu manifestime janë organizuar edhe në Pragë , Berlin, Hamburg, Tailandë e Indonezi. Miliona protestues kanë zbritur në sheshin "Taksim" të Stambollit, për të manifestuar jo vetëm për kushte më të mira punë, por edhe kundër regjimit të kryeministrit Taip Rexhep Erdogan.