SHBA, dështon ekzekutimi në Oklahoma
SHBA-Një ekzekutim i dështuar me injeksion në shtetin amerikan të Oklahomës la një të burgosur të lidhur në shtrat për dyzet minuta, para se ai të vdiste përfundimisht nga një infarkt në zemër.Drejtori i Departamentit të Burgjeve për Oklahomën Robert Patton thotë se për ekzekutimin e të burgosurit Clayton Lockett, u përdor për herë të parë një kombinim i ri prej tre ilaçesh, por duket se ai nuk funksionoi.Trembëdhjetë minuta më pas, i dënuari për përdhunim dhe vrasje filloi të merrte frymë rëndë dhe mjeku vendosi ndalonte ekzekutimin.“I burgosuri duket se pësoi një infrakt zemre të rëndë dhe ndërroi jetë.”Zyrtarët mbyllën grilat e xhamit për të mos lejuar njerëzit të shikonin se ç’po ndodhte në dhomën e vdekjes. Zyrtarët thanë se një venë gjaku ishte çarë gjatë ekzekutimit.Guvernatorja e Oklahomës Mary Fallin ka urdhëruar që ekzekutimi i të burgosurit të rradhës, Charles Warner, i cili ishte vendosur të ndodhte dy orë pas atij të zotit Lockett, të shtyhej për 14 ditë.Oklahoma ka vendosur një kombinim të ri kimikatesh pasi prodhuesit e mëparshëm të injeksionit vdekjeprurës nuk pranojnë të furnizojnë më shtetin për shkak të kundërshtimit të dënimit me vdekje.