Incidenti te Panairi, Veliaj-Të shkarkuarës: Kinge, të gjej punë me 1000 euro
Tirane-Është shënuar me një incident vizita e kryeministrit Rama dhe Ministrit të Mirëqënies Erion Veliaj në Panairin e Punës.Rreth orës 11:00 një përfaqësi e Shoqatës së të Shkarkuarve nga Administrata hyri në ambjentet e Panairit të Punës, për të protestuar në ditën botërore të Punëtorëve.Ata u nxorrën me forcë nga ambjentet e pallatit të Kongreseve, ndërsa pjesa tjetër e protestuesve nuk u lejuan të hyjnë në këto ambiente.Kur ministri Veliaj dhe kryeministri, Edi Rama dolën nga Pallati i Kongreseve ndodhi dhe një tjetër incident.Protestuesit rrethuan ministrin e Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj. Një protestuese kërkoi të dinte arsyen pse ishte larguar nga puna e shtetit ku kishte punuar prej shumë vitesh.Nga ana e tij ministri Veliaj i tha se nëse do të punësohej do i tregonte stendën ku mund të aplikonte dhe madje të fitonte për një vend pune e cila paguhej 1 mijë euro në muaj.Ja debati:Gruaja: Ne ishim pse na hoqët?Veliaj: Kinge, shiko ta shpjegoj un?Gruaja: Nuk ka nevojë për kinge, se unë jam sa nëna jote, mos më fol në atë gjuhë. Tregohu më serioz se je fëmija im. Mua me 29 Mars më kanë hequr nga puna.Veliaj: Tani je gati të fillosh punë?Gruaja: Ku? Jam në profilin tim, jam inxhiniere mekanike, isha atje, isha mirë, pse më hoqët? Pse duhet të sillni juve të tjerët?Veliaj: E do përgjigjen apo do të bërtasësh?Gruaja: Jo nuk dua përgjigje fare, unë do bërtas që të më çoni në vendin e punës, por jo të më hiqni. Po ti çfarë ke bërë 8-9 vjet? Bërtite, llape dhe ti 8 vjet.Veliaj: Në qoftë se do punë, më jep dorën dhe hajde shkojmë të gjejmë punë.Gruaja: Unë të jap dorën ty për atë punë ordinere?Veliaj: Jo jo punë 1 mijë euro, inxhiniere ndërtimi, 1 mijë euro punë, hajde të të çoj. E do punën hajde të të çoj.Gruaja: Jo jo dua vendin tim të punës.Veliaj: Hajde të të çoj tek puna, më jep dorën.Gruaja: Po ik se ju mashtroni, ju jeni gënjështarë.Veliaj: Jo pension në shtet, po do punë hajde, hajde në punë.Gruaja: O zotëri unë isha mirë në vendin e punës, pse më hoqët, pse më hoqët?Nga ana tjetër Kryeministri shmangu protestuesit duke i dhuruar një buzëqeshje kundrejt thirrjeve të tyre: "Qeveri mashtruese, Duam bukë”.Për kryeministri Rama por edhe për ministrin Veliaj këto protesta janë të nxitura politikisht nga opozita.