Irak, vazhdon numërimi në qendrat e votimit
Bagdad - Numërimi i votave po vazhdon në qendrat e votimit në Irak. Pavarësisht nga sulmet e djeshme që lanë të paktën 12 të vdekur, anëtarët e zgjdhjeve thonë se ka kanë votuar mbi 50% e elektoratit.Kreu i qendrës së votimit në lagjen Karrada të Bagdatit përshkruan procesin e numërimit të votave. Pajisjet elektronike për të kontrolluar votuesit u mbyllën automatikisht në të njëjtën kohë në qendrat e votimit në të gjithë vendin.Vëzhgues nga Lidhja Arabe dhe BE kanë qënë të pranishëm në të gjitha qendrat e votimit. Këto zgjedhje parlamentare ishin të parat në Irak që nga viti 2010 dhe të parat që pas tërheqjes së trupave amerikane në dhjetor 2011.Një vëshgues i BE ka deklaruar për televizionin shtëror irakian, se çdo gjë shkoi normalisht. Ai theksoi se ishte hera e parë që përdoreshin skanera elektronik dhe se sot do të kryhet numërimi elektronik.Ndërsa një anëtar i komisionit zgjedhor në provincën Babil, e krahason pjesmarrjen me një festë dasme, duke njoftuar se mbi 50% e elektoriait doli për të votuar. Sipas tij, 42% e zgjedhësve votuan para mesditës dhe mbi 55% kishin marrë pjesë brenda afatit për votim.