Ukrainë, operacion për lirimin e pengjeve, FMN jep 17 mld $

Kiev -Gjatë gjithë natës, në të gdhirë të gdhirë të ditës së sotme, forcat e gardës së Ukrainës kanë patrulluar godinat qeveritare të Kievit.Gjithçka ka qënë një përpjekje për të liruar rreth 40 pengjet e kapura në fundjavë nga militantët pro-rusë, mes të cilëve gazetarë dhe vëzhgues të OSBE-së.Kontrollet janë shtuar në kryeqytetin ukrainas, ndërsa shefi i Forcave Ushtarake Valerie Haletey shpjegon:"Zgjedhjet presidenciale po afrojnë, ndaj edhe tensionet në shoqëri sa vijnë e rriten, sidomos pas aneksimit te Krimesë dhe situatës së javëve të fundit në lindje të Ukrainës, në Luhansk dhe Donjetsk. Ndaj kemi vendosur të shtojmë kontrollet".Ushtarë të armatosur, snajperistë të pozicionuar në rrugët kryesore dhe tanket patrullojnë rrugët, e duket se e tillë do të mbetet situata deri në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale më 25 maj.Në muajin maj, zakonisht Ukraina përkujton me një paradë ushtarake edhe fundin e Luftës së Dytë Botërore, por këtë vit duket se asgjë nuk do të organizohet.Ndërkaq gjatë ditës së djeshme, Fondi Monetar Ndërkombëtar aprovoi edhe ndihmën 17.1 miliardë dollar për Ukrainën, në përpjekje për të shpëtuar ekonominë e vendit. Plani 2- vjeçar, parashikon shumën e menjëhershme prej 3.2 miliard dollarësh.Ndërsa sipas FMN, lëvrimi i këstit të dytë dhe të tretë do të jenë të kushtëzuara dhe në përputhje me kriteret e përcaktuara. Kredia vjen mes tensioneve të ngritura ushtarake dhe politike midis Ukrainës dhe Rusisë fqinje. Kredia është e varur nga reforma të rrepta ekonomike, duke përfshirë rritjen e taksave dhe çmimin e energjisë. Udhëheqësja e FMN-së, Christine Lagarde, tha se FMN-ja do të bashkëpunojë rregullisht me qeverinë e Ukrainës në mënyrë që të plotësojë kriteret dhe angazhimet e saj.