Të shkarkuarit kërkojnë punë në 1 Maj, Rama e Veliaj: Aplikoni në Panair
Tirane- Për herë të parë në një panair pune, në 1 muaj të larguarit nga puna dhe qeveria u ballafaquan për papaunësinë. Situata që solli tension jo vetëm verbal por edhe fizik.Kur Kryeministri Rama do të vizitonte panairin e punësimit, disa të rinjë jashtë pallatit të koncerit e quajtën panairi i mashtrimeve.Po kjo nuk do të ishte e vetmja pakënaqësi e shprehur nga qytetarët për qeverinë.Të larguarit nga administrata kërkonin të merrinin sqarimet nga Kryeministrit përse janë larguar nga puna. Pas thirrje disa prej tyre fjanë futur në panair dhe janë nxjerrë jashtë nga zyrtare të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe RinisëPas fjalit të gjatë të Ramës për ofertat e punësimit dhe fondin e vënë në dispozicion, sërish këta persona qëndrun jashtë panairit dhe shpërthyen në thirrje kundër Ramës.Forcat e sigurisë së kryeministrisë i larguan me forcë. Pas kësaj, Rama vendosi të dëgjonte një protestuese, para se të hipte në makinë.Ja debati Qytetarja: Në stafin tim kam qënë shumë e aftë. Pse më hoqën?Rama: Nuk e dyshoj fareQytetarja: Pse më hoqën? Me çfarë do paguaj dritat, ujin? Me çfarë do ha bukë.Rama: Nuk e dyshoj fare, por ja ku janë, 6200 vende pune janë aty.Qytetarja: Po nuk jam për fasone unë se jam me shkollë të lartë.Rama: Çfarë shkolle ke?Qytetarja: Inxhiniere mekanikeRama: Aty i ke, kërkojnë një inxhinier mekanik.Qytetarja: Jo jo, unë kërkoj në profilin tim.Rama: Shko aty dhe kërko, të presin dhe kërko për inxhinier mekanikQytetarja: Në këtë moshë, nuk më merr njeri mua në këtë moshë zotëri Në stafin tim kam qënë shumë e aftë. Pse më hoqën?Rama: Nuk e dyshoj fareQytetarja: Pse më hoqën? Me çfarë do paguaj dritat, ujin? Me çfarë do ha bukë.Rama: Nuk e dyshoj fare, por ja ku janë, 6200 vende pune janë aty.Qytetarja: Po nuk jam për fasone unë se jam me shkollë të lartë.Rama: Çfarë shkolle ke?Qytetarja: Inxhiniere mekanikeRama: Aty i ke, kërkojnë një inxhinier mekanik.Qytetarja: Jo jo, unë kërkoj në profilin tim.Rama: Shko aty dhe kërko, të presin dhe kërko për inxhinier mekanikQytetarja: Në këtë moshë, nuk më merr njeri mua në këtë moshë zotëriPor kryeministri nuk ishte i vetmi që i drejtoheshin thirrjet. Edhe Ministri i Mireqënies Sociale e Rinisë debatoi me protestuesit madje duke i ftuar edhe të aplikojnë në panair.Protestuesit ndoqën ministrin deri në automjetin e tij më pas forcat e sigurisë ndërhynë për të qetësuar situatën.Protestueset deklaronin se ishte panairi i mashtrimeve. Për kryeministri Rama por edhe për ministrin Veliaj këto protesta janë të nxitura politikisht nga opozita.(Në video një përfaqësi e të shkarkuarve nxirren me forcë nga Panairi ku është Rama)Pergjigja e Rames nga panairi: Aplikoni per punëNë fjalën e tij në panel Kryeministri Edi Rama u ka dhënë përgjigje edhe të shkarkuarve nga administrata, duke u thënë se Panairi i Punës është një mundësi e mirë për ta që të punësohen.“Dëgjova një zonjë që tha ne jemi intelektualë. Unë besoj se 100 vende pune që ofrohen këtu nga kompanitë celulare, 100 vende tjera nga kompanitë e sigurimeve apo dhe 100 vende të tjera nga kompanitë, janë për intelektualët dhe jo fshesarët, pavarësisht se cështja e intelektualitetit është debat tjetër. Mos prisni që punën tua sjellë qeveria në shtëpi, por aplikoni dhe prisni me durim. Në vendet e BE-së janë 30 aplikime për një vend pune, kjo është lufta ë punëkërkuesve në të gjithë vendet e BE" tha Rama.Celet fondi i punësimit, Panairi ofron 6 mije vende pune Kryeministri dhe ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj prezantuan çeljen e fondit por prej 2.7 milionë dollarë për kompanitë që punësojnë të rinjtë. Gjithashtu u prezantua edhe program i punësimit.Rama tha se qeveria ka trefishuar fondin e nxitjes së punësimit dhe prezantoi 6 programet:Nxitja e punësimit nëpërmjet formësimit në punë.Nxitja e punësimit për gratë dhe vajzatNxitja e punësimit për të rinjtëNxitja e punësimit për personat me aftësi të kufizuarPraktika profesionale e të rinjve të sapodiplimuarKy Panair ofron 6000 vende pune,Ndryshe nga qeveria e kaluar kur siç tha kryeministri Rama "Fondet janë shpërndarë nga partia për partinë" këtë herë fondi shkon për kompanitë që nxisin punësimin"