Kinë, printeri 3D i cili ndërton shtëpi
Pas Shtëpisë Canal në Amsterdam, shtëpia e parë e projektuar nga një printer 3D, e cila është në ndërtim e sipër dhe do të ndërtohet brenda tri viteve, në Kinë një kompani ka zhvilluar një teknologji për të “printuar në 3D” shtëpitë, por gjithmonë në një kohë rekord për 24 orë. Kjo gjë ndodh në Shangai ku autori i projektit është kompania Winsun New Materials.Më shumë si shtëpi të parafabrikuar në luks apo me dizanj, strukturat janë ndërtuar duke përdorur katër printera 3D, të gjerë 10 metra dhe të gjatë gati shtatë metra, të cilët prodhojnë çimento të përzier me cilësi që thahet shpejt.“Ne kemi blerë pjesë të printerit 3D jashtë shtetit dhe e kemi ambalazhuar makinerinë në një kompani në Suzhou”- thotë drejtori i përgjithshëm i Winsun, Ma Yihe.Ky lloj i ri i strukturës për të “printuar” në 3D do të jetë mjaft i nevojshëm dhe me kosto mjaft efektive.