Masakër në një shkollë në SHBA, vriten 27 persona, 20 nga viktimat fëmijë

Një ngjarje rëndë me pasoja tragjike është regjistruar në një shkollë në Konetikat të SHBA. Dy persona të armatosur kanë hapur zjarr brënda në shkollë duke vrarë 29 persona nga të cilët 22 janë fëmijë.Ngjarja ndodhi në një shkollë fillore të rajonit Newtown dhe të dhënat e para u bënë të ditur nga rrjete të mediave lokale. Përvec 22 nxënësve të moshës nga 5-10 vjec, është konfirmuar edhe vdekja e disa mësuesve e drejtoreshes se shkolles, në "Sandy Hook Elementary School", në Njutaun.Personi i armatosur, i cili fillimisht u dyshua 24-vjeçari me emrin Ryan Lanza, në fakt ka qenë vëllai i tij 20-vjeçar Adam Lanza, djali i një mësueseje, i cili është gjetur i vdekur në vendngjarje, por nuk është e qartë nëse ka kryer vetëvrasje, apo u vra nga policia.Ai mbante gjatë momentit të ngjarjes kartën e identitetit të të vëllait Ryan Lanza, teksa ky i fundit është në rajonin e policisë, ku po merret në pyetje. Babai i tyre është gjetur i vrarë në shtëpinë e tij në New Jersey. Ndersa mesohet se 20 vjecari fillimisht ka qelluar mbi te emen, mesuese fillore ne kete shkolle duke e lene te vdekur.Fillimisht, raportimet kontradiktore folen per dy atentatore, por policia pergenjeshtroi lajmin. Nje zedhenes tha se ndersa nje person i dyte u arrestua ne shkolle dhe po merret ne pyetje, ai nuk konsiderohet zyrtarisht si nje i dushuar.Ndërkohë që ende mbetet i paqartë numri i personave të plagosur, burime zyrtare konfirmuan se sulmi u krye me nje arme te kalibrit 223 milimetra.Gjithashtu, ne vendngjarje eshte gjetur edhe nje pistolete. Presidenti Obama ka shprehur ngushëllimet për familjarët e fëmijëve dhe të viktimave të kësaj ngjarje të rëndë, ndersa zedhenesi i tij tha se ai po ndjek me vemendje çdo te re qe vjen nga Konketikat.