Sulm në një shkollë në Kinë, një burrë plagos me thike 22 fëmijë

Nje ngjarje e rende ka tronditur qytetaret ne Kinë. Një njeri i armatosur me një thikë ka plagosur 22 fëmijë dhe një i rritur në një shkollë fillore në Kinë, kanë raportuar mediat shtetërore. Ngjarja është nga më të fundit nga një seri sulmesh kundër nxënësve në shkollat në Kinë.Autori, një 36-vjeçar, banues i fshatit, i cili u arrestua, sulmoi fëmijët në hyrje të shkollës në fshatin Cenpeng të provincës Henan.Vitet e fundit kanë ndodhur nje serë sulmesh ndaj studentëve në Kinë, ku në të shumtën e rasteve agresorët kanë qenë njerëz që kanë humbur vendin e punës.Shtimi i dhunës ka krijuar shqetësime të medha në radhët e prindërve. Ata kërkojnë të merren masa për mbrojtjen e fëmijëve, në një vend ku shumë çifte kanë vetëm një fëmijë.Incidenti më i keq i dhunës ndaj fëmijëve kishte ndodhur në vitin 2010, kur një burrë me një thikë plagosi 28 fëmijë, dy mësues dhe një roje sigurie në një kopsht të Kinës lindore.