Kriza fiskale në SHBA, Obama takohet me Xhon Bejnër
Ndërsa kanë mbetur vetëm tre javë nga e ashtuquajtura katastrofë fiskale Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Xhon Bejnër janë takuar sërish.Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë takimi përshkruhej si i sinqertë dhe se linjat e komunikimit mes të dy palëve mbeten të hapura.Një ngritje prej 600 miliardë dollarësh në taksa dhe shkurtime shpenzimesh do të hyjë në fuqi më një janar, nëse nuk miratohet një ligj që do të nënshkruahej nga presidenti për ta shmangur atë. As administrata demokrate Obama as repulikanët e lartë në Kongres nuk kanë dhënë shenja përparimi në besedimet e ditëve të fundit.Shtëpia e Bardhë këmbëngul në ngritjet e taksave për amerikanët e pasur për të ndihmuar në uljen e borxhit të vendit. Sekretari i shtypit, Xhej Karni tha se administrata shpreson që republikanët do të bëjnë lëshime për këtë çështje."Ne ende besojmë se marrëveshja është e mundur. Ne besojmë se parametrat janë realë dhe nëse republikanët bien dakord me idenë bazë se përqindja e taksave duhet të ngrihet për të pasurit, ndërkohë që të vazhdojë niveli i shkurtuar për gjithë të tjerët, ne mund të arrijmë një marrëveshje mjaft shpejt".Para takimit Obama tha se shpreson që republikanët të ndryshojnë qendim për çështjen e taksavr, ndërsa kryetari Bejnër tha se presidenti ishte duke i vonuar bisedimet dhe se nuk ishte i preokupuar për shkurtimin e shpenzimeve qeveritare.