Mbrojtja raketore “Patriot” vendosen në Turqi në fund të janarit
Bateritë e mbrojtjes raketore Patriot do të mbërrijnë në kufirin turko-sirian në fund të muajit janar.Kështu deklaroi për televizionet amerikane vetë Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Leon Panneta. Duke folur për CBS, Panneta tha se është dhënë urdhëri i zhvendosjes së dy baterive të mbrojtjes raketore dhe bashkë me të në ndihmë të Turqisë do të shkojnë edhe 400 ushtarë amerikanë.Vec dy baterive të vënë në dispozicion nga Shtetet e Bashkuara nëpërmjet NATO-s, katër të tjera do të ofrohen nga Gjermania dhe Holanda.Turqia kërkoi nga NATO në muajin tetor vendosjen e sistemit të raketave Patriot pas rritjes së incidenteve në kufirin me Sirinë, ku më i rëndi ishte rënia e një rakete në një fshat kufitar turk, ku 5 civilë gjetën vdekjen.Kërkesa e Turqisë është kritikuar nga Rusia, e cila vetëm një ditë më parë pranoi se Assad është duke humbur betejën me rebelët e armatosur të opozitës.Ishte zv/ministri i Jashtëm i Moskës ai që paralajmëroi regjimin e presidentit sirian se është duke humbur terren ndaj forcave rebele.