Ukrainë, qëllohet kryebashkiaku i Kharkiv
Është qëlluar me armë kryetari i bashkisë së qytetit Kharkiv në lindje të Ukrainës. Sipas informacioneve, kryebashkiaku ndodhet në gjendje kritike për jetën si pasojë e plagëve të marra. Sipas zyres se kryetarit, Hennadiy Kernes, u qëllua pas shpine nga persona të armatosur dhe të panjohur. Zëdhënësi i tij shtoi se Kernes u dërgua menjëherë në spital, ku i është nënshktruar një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente.Kreu i bashkisë, Kernes është i njohur për mbështetjen e tij ndaj Moskës dhe pro ish presidentit Viktor Janukoviç . Kohët e fundit ai deklaroi se nuk ka mbështetur presidentin e rrëzuar, por një Ukrainë të bashkuar. Kyebashkiaku i Kharkivit është përshkruar si një "mini - oligark", një biznesmen i suksesshëm dhe me një pasuri të mjaftueshme për të nisur një karrierë politike .
Ndërkohë rebelët separatistë në Donetsk kanë marrë në kontroll selinë e televizionit rajonal dhe kanë urdhëruar të fillojnë transmetimet në gjuhën ruse. Kjo është lëvizja e fundit nga militantët e armatosur që kanë vetshpallur autononimë e rajonit Donjesk brenda Ukrainës.Rreth 400 demonstrues thërrisnin " Rusia!" Dhe " Referendum! ". Ata kerkojnë një referendum të ngjashëm me atë të Krimesë, i cili i parapriu aneksimit të saj nga Moska.
Ndërkohë në Slovyansk një nga tetë vëzhguesit evropianë, ai nga Suedia, është liruar për arsye shëndetësore. Shtatët të tjerë vijojnë të mbahen peng nga separatistët. Vëzhguesit e OSBE ndodheshin në misionin e tyre monitorues në lindje të Ukrainës, në momentin kur u morrën peng.