Avioni i zhdukur, Australia: “Kërkimet në një fazë të re”
Kërkimet për aeroplanin e zhdukur "Malasya Airlines", kanë hyrë në një fazë të re, njoftojnë autoritetet australiane pas një kërkimi nënujor. Kryeministri i Australisë, Tony Abbott tha se "një zonë më e madhe" e oqeanit do të jetë në fokus tani për të kërkuar gjurmët e avionit të zhdukur.
Gjithashtu kreu i qeverisë austriliane deklaroi se ishte shumë e vështirë të gjendej ndonjë rrënojë në sipërfaqe të ujit dhe për këtë, janë pezulluar të gjitha kërkimet ajrore. Avioni "Malaysia Airlines" u zhduk më 8 mars teksa fluturonte nga Kuala Lumpur drejt Pekinit. Aeroplani, që mbante rreth 239 njerëz, u zhduk nga radarët mbi Detin e Kinës Jugore.
Zyrtarët thonë se, në bazë të informacioneve satelitore, dyshohet se avioni përfundoi udhëtimin e tij në det në veri-perëndim të qytetit australian të Perth. Hetuesit nuk kanë dhënë ende asnjë arsye se përse aeroplani doli nga kursi duke humbur gjurmët. Gjetja e "kutisë së zezë" ose e njohur ndryshe si regjistruesi i fluturimeve, shihet si kyç për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.Ndërkohë familjarët ende kërkojnë nga autoritetet malajziane që të intesifikojnë kërkimet, duke u sjelluar atyre trupat e pajetë të të afërmëve.